DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Qumështi si një nga prodhimet kryesore të gjedhit, konsumohet pothuajse nga e gjithë popullsia në botë. Ai përbën një burim të shkëlqyer të kalciumit si për fëmijë dhe për të rriturit. E që lopët tuaja të prodhojnë qumështin e duhur, për të qenë të shëndetëshme dhe për të riprodhuar, duhet të marrin ushqimet që ju nevojiten. Për këtë qëllim, ato duhet të marrin të gjitha lëndët ushqyese përmes ushqimit të tyre. 

Lopët kanë nevojë për ushqime që ju sigurojnë energji, proteina, fibra, për të rritur prodhimin dhe ruajtur gjendjen e tyre të shëndetëshme. Ndërkohë, ato kanë nevojë për një sasi të mirë të vitaminave dhe mineraleve, që ju ofrohen si përzierje me ushqimin.

Premikset nuk janë gjë tjetër, vetëm se një përzierje e përbërësve ushqyes që ndihmojnë lopët për të prodhuar qumësht dhe mish cilësor. Në përbërje të premikseve ju do të gjeni prani të mineraleve dhe suplemente që i ndihmojnë lopët të prodhojnë në sasi dhe cilësi të lartë.

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset? 

Premikset kanë aftësinë:

  • Të rrisin përdorimin e ushqimit dhe nxisin oreksin e kafshëve
  • Të rrisin rezistencën ndaj sëmundjeve metabolike dhe të reduktojnë ç'rregullimet metabolike
  • Të rrisin efiçencën e sistemit imunitar
  • Të nxisin rritjen e prodhimit të qumështit dhe mishit
  • Të rrisin përqindjen e yndyrës në qumësht
  • Të përmirësojnë efiçencën e përdorimit të proteinës
  • Të rrisin efiçencën e ushqimit

Këto avantazhe, premikset i sigurojnë përmes përmbajtjes së elementëve mineralë e vitaminikë si Vitamina A, Vitamina D3, Vitamina E, Vitamina B1, Niacina, Mangani, Hekuri, Zinku, Bakri, Jodi, Kobalti, Seleni, Soda, Lizina, Kalçiumi, etj. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Vlerat e Elementëve të Veçantë.

Data e publikimit: 29/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë