REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e fidanëve të qepës duhet të kemi parasysh këto specifika:
Punimi i tokës
Për të patur një shtrat të mirë të tokës ku do të mbillet qepa, fillimisht bëjmë punimin e parë qilizmë, herët në pranverë në thellësinë 35-40cm dhe para mbjelljes bëhet punimi i dytë në thellësinë 26-30 cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime, frezime e branime deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Sipërfaqja e tokës duhet të jetë sa më e rrafshët dhe e niveluar.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Për të siguruar kullim të përsosur.
Plehërimi i tokës
Plehërimin bazë e kryejmë gjatë punimeve të dyta. Për të patur rendiment të lartë të qepës, toka duhet plehëruar në mënyrë të barazpeshuar. Plehu organik që do të përdoret në plehërimin bazë duhet të jetë i kalbur mirë. Para punimit të dytë të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike e potasike.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek preshi ?
Përdorimi i plehrave kimike bëhet në bazë të gjendjes së pjellorisë së tokës dhe të nevojave të bimës duke ruajtur raportin azot, fosfor, potas (NPK) 1.5: 1: 2.3.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i qepës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?
Lexo më shumëNjë nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.
Lexo më shumëPatatja është parabimë shumë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sidomos për drithrat sepse e le tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqyese. Cilat janë tre rregullat për mbjelljen e patates në verë?
Lexo më shumëSpinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumë