Histori Suksesi- Fatos Dinaj




Në Gjinaj të Hasit, shkojmë të takojmë Fatos Dinaj, blegtor, të cilin e gjejmë duke nxjerrë lopët të kullotin në livadh. 

Pak më vonë do të duhej të vinit lart në bjeshkë, ku kam dhitë dhe kecat.”

Fatosi na shpjegon që me profesion është ekonomist, por i dhënë pas blegtorisë. 

Këtu pranë shtëpisë kam aktualisht mbi 30 krerë lopë e viça, ndërsa lart në stan në bjeshkë kam aktualisht mbi 200 krerë të imta. Kredinë e parë në FED invest e kam marë se më duhej të blija një furgon që më shërben për transportin e bazës ushqimore, ndërsa kredinë e fundit e mora për të shtuar një stallë të re për lopët. Kam shfrytëzuar ndërkohë edhe kredi të vogla që më nevojiten për të plotësuar nevojat vjetore për ushqim. 

Jam i kënaqur me shërbimet e shpejta dhe korrekte të institucionit dhe të stafit. Shumë fermerë e kanë siklet kredinë por si “profesionist” di të them që është një zgjidhje në kohën e duhur për ata që punojnë. Aplikoj dhe jam përfitues i skemave të mbështetjes nga qeveria. Nuk e kam zakon të ankohem, është një zgjidhje, mbuloj një pjesë të bazës ushqimore të bagëtive.

Interesohemi për produktin dhe Fatosi na shpjegon se “qumësht marr një sasi sa për vete dhe gjithë pjesën tjetër ja lë ta pinë të vegjëlit. Do të doja ta mblidhja e përpunoja vetë por mungon krahu i punës, kështu që merrem vetëm me shitjen e mishit. Kombinimi edhe mish edhe qumësht do të ishte shumë i mirë por, siç thashë më mungon krahu i punës”.

Lidhur me shërbimet veterinare i shpjegojmë Fatosit që të shfrytëzojë edhe këshillimin me ekspertin e www.abaonline.al si një mundësi, pa shpenzime dhe në momentin që e identifikon një problem, të cilin e mirëpriti.

Ndahemi me Fatosin duke e lënë që të bëjmë një vizitë të tufës lart në bjeshkë, bashkë me ekspertin, sapo moti të përmirësohet pak. I shprehim përgëzimet tona që në një zonë që është shpopulluar nga emigrimi, ai ka lënë profesionin e ekonomistit, për tu marrë me blegtori.

Data e publikimit: 21/03/2025


Lini një koment


Komente të mëparshme
9u4cxf

-📋 + 1.315372 BTC.NEXT - https://graph.org/Binance-04-15?hs=cc3e52e85e23a7de4eae8b408718f228& 📋


Shpërndaj në rrjetet sociale: