PËRFITIMI NGA SHËNDETËSIMI I TUFËS




Indeksi i Përfitimit nga Shëndetësimi i Tufës (PShT) është nga indekset më gjithëpërfshirës dhe me tregues ekonomikë të matshëm, kjo pasi përfitimi ekonomik i nje ferme vjen vetëm nga një tufë e shëndetshme. Ky indeks rendit sipas prioritetit ato tipare të cilat kanë ndikim më të madh në një tufë gjedhi. Kështu, tregues të tillë si rritja e rrezistencës ndaj mastitit, ulja e rasteve me probleme shëndetësore, jetëgjatësia produktive e tufës, numëri i lopëve të shëndetshme, janë faktorë që mund të rregullojnë ekonominë e fermës suaj. 

Sot, në nivel global, fermat e gjedhit po kryqëzojnë gjithnjë e më shumë lopët e qumështit me rraca mishi, gjë që po sjell dhe ndryshime në mënyrën e menaxhimit të tufave. Ky kryqëzim mundëson së pari një balancë më të mirë ndërmjet prodhimit të qumështit dhe mishit sipas kërkesave të tregut dhe çmimeve respektive. Për pasojë, tufat po pësojnë një rënie të numrit të mëshqerrave si dhe rënie të numrit të skartimeve, duke bërë që në mjelje të ketë gjithnjë e më shumë lopë me disa laktacione.  Duke qenë se vlera ekonomike normale e skartimeve është rreth 25-30% e tufës, ulja e numrit të skartimeve sjell një rritje të efiçencës së fermës. Nëpërmjet lopëve që kanë disa laktacione në fermë sigurohet një kthim më i mirë i vlerës së investimit, pasi këto lopë janë më produktive se lopët në laktacionin e parë apo të dytë. Nga ana tjetër, ulja e numrit të skartimeve sjell edhe një ulje të shpenzimeve për rritjen e mëshqerrave si dhe mundësi më të mira për të patur një burim të përzier të ardhurash duke përdorur kryqëzimet e rracave të qumështit me ato të mishit.   

Duke synuar uljen e nivelit të skartimeve, ju duhet të përqëndroni përzgjedhjen e demave që mundësojnë përmirësime në ato tregues që janë shkaktarë të largimeve të lopëve nga tufa. Kjo bëhet veçanërisht duke patur parasysh katër treguesit më kryesorë: vështirësitë në barrsmëri, mastitet, prodhimin e ulët, si dhe çalimet. Seleksionimi i drejtpërdrejtë i kafshëve në këto drejtime është më efektiv krahasuar me seleksionimin indirekt. 

Treguesi i Jetës Produktive (JP) është përzgjedhur fillimisht si tregues seleksionimi për të ulur sa më shumë numrin e skartimeve, pra sa më e gjatë jeta prodhuese e një lope, aq më shumë seleksionohej ajo për të qëndruar në tufë. Më tej me zhvillimin e treguesit, Shkalla e Barrsmërisë së Bijave (ShBB) u krijua mundësia të bëhej përzgjedhje e drejtpërdrejtë për lopët me fertilitet të përmirësuar krahasuar me mënyrën indirekte të përgjedhjes përmes treguesit të jetës produktive. 

E njëjta filozofi seleksionimi është zhvilluar sot me vlerësimet gjenetike efektive për rezistencën ndaj mastitit. Mastiti, siç e dimë është një arsye kryesore për skartim apo largim të lopëve nga tufa, ndaj është e rëndësishme përzgjedhja e drejtpërdrejtë e lopëve për rezistencën që ato shfaqin ndaj mastitit.

Përzgjedhja e drejtpërdrejtë e lopëve me tregues të mirë të shëndetit merr një rëndësi të veçantë, dhe në këtë rast indeksi i përdorur është ai i Parave të Përfituara nga Shëndetësimi i Tufës. (PPShT). Ky indeks përqëndrohet kryesisht në rezistencën ndaj mastitit që së bashku me Numrin e Qelizave Somatike zënë 19% në formulën e përllogaritjes së PPShT.  

Për të patur një tufë që sjell fitime si dhe një tufë të qëndrueshme, lopët duhet të shprehin vlerat e tyre gjenetike. Mbani parasysh se përfitimi rritet më shumë në rastet kur lopët me prodhim të lartë dhe pa probleme kritike shëndetësore mbarështohen në laktacionin e tretë e më tej duke sjellur rritje të mëtejshme të fitimit. Sidoqoftë, duhet të mbani parasysh se shmangja e mastitit dhe ruajtja e nivelit sa më minimal të qelizave somatike është një sfidë më vete tek lopët e laktacionit të tretë e më tej. 

Indeksi PPShT krijon prioritet për të realizuar rezistencën ndaj mastitit si dhe ofron zgjidhje që ndihmojnë në përmirësimin e këtij realiteti. Ky indeks shërben për të përzgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë arsyet kryesore që mundësojnë largimet e lopëve nga tufa për të krijuar lopë më të vjetra.  

Treguesi PPShT është rezultat i kërkimeve të shumta shkencore, planifikimeve dhe udhëzimeve nga kërkuesit si dhe rezultat i një angazhimi gjithëpërfshirës të fermerëve apo pronarëve të tufave. Duke vënë theksin në karakteristikat gjenetike që sigurojnë shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, tufat mund të sigurojnë shkallë më të lartë fitimi pavarësisht situatës së tregut të qumështit. Pra, PPShT nuk është thjesht një indeks, por një mjet inovator që mund të sjellë vlerë të jashtëzakonshme në industrinë e qumështit. 

Mëposhtë po ndajmë disa nga sëmundjet më frekuente, ndodhjen e tyre sipas laktacioneve, kostot për çdo rast si dhe shkallën e rrezikut për skartim. 

 Incidenca sipas laktacioneve

Kosto për çdo rast

(lekë)

Rreziku për skartim
Zhvendosje e mullëzës3-5%45,00027%
Ketozat5-4%15,00032%
Çalimi10-48%15,00016%
Mastiti12-40%18,00032%
Metritet2-37%20,00017%
Mbajtja e Placentës5-15%22,00031%
TOTAL 135,000 

Bazuar në rastet më të mundshme të sëmundjeve dhe kostot e tyre, si dhe duke konsideruar një çmim të qumështit prej 65 lekë për litër, janë marrë si shembull dy lopë, njëra me prodhim 6,400 litër në laktacion dhe tjetra me 8,000 litër në laktacion. 

Nëse lopa e parë nuk ka historik të sëmundjeve dhe lopa e dytë ka disa raste sëmundjesh të cilat në total kanë një kosto prej 120,000 lekë në laktacion, atëherë të ardhurat nga lopa 1 janë më të larta sesa nga lopa 2, edhe pse prodhimi i saj është 1,600 litër më pak në laktacion. Ndaj, konsiderimi i kostove të nevojshme për shëndetësimin e tufës është një tregues i rëndësishëm për efiçencën e fermës. 

 LOPA 1LOPA 2
Qumësht i prodhuar6,4008,000
Sëmundjet dhe rastet e tyreAsnjë

Zhvendosje e mullezës 1 ALL 45,000

Mbajtje e placentës – 1 ALL 22,000

Metrite – 1 ALL 20,000

Mastit – 1 ALL 18,000

Çalim – 1 ALL 15,000

Të ardhura416,000520,000 – 120,000= 400,000

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Vlera e një Tufe të Shëndetshme.

Data e publikimit: 10/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

PYETJET MË TË SHPESHTA NË FUSHËN E BLEGTORISË - II

Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.

Lexo më shumë

VLERA E NJË TUFE TË SHËNDETSHME

Ne të gjithë duam të kemi një tufë të shëndetshme, por a keni menduar ndonjëherë, se cila është vlera e vërtetë e një tufe të shëndetshme?

Lexo më shumë

PËRSE NDRIÇIMI ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR KAFSHËT E PRODHIMIT?

Ndjeshmëria dhe reagimi ndaj ndriçimit ndodh kudo dhe ka ndikim mbi çdo specie, ndërsa në botën e kafshëve kjo ndjeshmëri është më e theksuar në gjedhë, të imta dhe një-thundrakë.

Lexo më shumë

STRATEGJITË PRAKTIKE MBI NDRIÇIMIN

Duke ofruar intensitetin e duhur të dritës, ju do të ndikoni drejtpërdrejt në rritjen e përformancës së lopëve, si dhe do të lehtësoni aktivitetin e njerëzve që punojnë në stallë, pasi për ata do të jetë më e lehtë të kontrollojnë tufën.

Lexo më shumë