Fuzarioza është një gjallesë këpurdhore, e cila në spec shkakton bllokimin e gypave përçues, degradimin e sistemit rrënjor. Kjo sëmundje shkaktohet kryesisht nga ujërat e ndotur, sidomos ujrat të cilët kanë përmbajtje kimike si detergjent, etj. Gjithashtu, një ambient i papastër në serra mund të shkaktojë këtë sëmundje.
Simptomat e fuzariozës janë: vyshkje e gjethes dhe kërcelli merr një nuancë kafeje, e cila fillon të shfaqet nga brënda.


Këshillat që duhet të ndjekim për të parandaluar këtë fenomen janë:
Masat më të rëndësishme për parandalimin e fuzariozës janë solarizimi i tokës dhe perdorimi i nenshartesave.
Nënshartesa shërben për të rritur rezistencën e bimës ndaj sëmundjeve të ndryshme të tokës siç është fuzarioza, por jo vetëm. Nënshartesa, gjithashtu rrit rezistencën ndaj lagështisë së lartë, thatësirës, nematodave etj. Duke pasur parasysh kultivimin për një kohë të gjatë të së njëjtës kulturë, është bërë e domosdoshme përdorimi i nënshartesës.
Fermerët shqiptarë, si fermerët e vendeve të tjera europiane, kanë filluar përdorimin e nënshartesës saj në kulurën e specit, duke pasur rezultate shumë të mira. Pavarësisht kostos së lartë të një fidani të shartuar, fermeri ka mundësinë që ta mbajë bimën për një cikël më të gjatë (deri në një vit), pa pasur probleme. Investimi për nënshartesës mbulohet nga rendimenti dhe cilësia e prodhimit.
Për të luftuar fuzariozën mund të përdorim formulën e mëposhtme:
Previcur Energy 300 ml dhe Folicur 80 ml për 1000 m² me vaditje me pika në qafën e rrënjës, për desefktimin e të gjithë tokës.
Në qoftë se shkalla e infeksionit është e lartë, atëherë duhet të përdoret përsëri kjo formulë, mbas 10 ditesh kalendarike.
Në qoftë se origjina e sëmundjes vjen nga ujërat e ndotur, atëherë duhet të gjeni një burim tjetër vaditjeje, me ujë të pastër.
Mbani parasysh! Sëmundja e fuzariozës në spec, në faza të caktuara, është shumë e vështirë të luftohet vetëm me pesticide. Fuzarioza parandalohet dhe luftohet me tërësinë e masave të lartpërmendura.
Shpërndaj në rrjetet sociale: