REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Vjelja e lakrës pranverore, si në çdo kulturë tjetër, është faza më e rëndësishme sepse ndikon në cilësinë e frutit dhe rrjedhimisht në shitjen e produktit. Në varësi të kërkesës së pikave të eksportit ose atyre të shumicës, lakra pastrohet nga gjethet e saj dhe duhet bërë një standartizim sa më efikas në varësi të madhësisë së lakrës.
Ambalazhimet që preferohen janë ato në arka druri me përmasa 40x60x18 cm me një kapacitet prej 9-13 kokrra për arkë, në varësi të madhësisë së kokrrës së lakrës.
Arkat e drurit duhet të jenë cilësore, rezistente për transportet në distanca të largëta dhe të plotësojnë standartet e sigurisë ushqimore.
Pesha e kërkuar nga tregjet europiane është 0.8-1.2 kg për kokërr.
Temperaturat e rekomanduara për transport janë 3°C-4°C dhe me lagështi 70-80%.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë
Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumë
Sa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumë
Cilët janë faktorët që kontrollojnë proçesin e dekompozimit dhe kujdesi që duhet të tregoni për trajtimin e tyre duke qenë se jashtëqitjet e kafshëve përbëjnë një rrezik potencial për sëmundjet infektive tek njerëzit.
Lexo më shumë