Për historinë e suksesit të radhës udhëtojmë drejt Libofshës. Kolegu, Ajet Kumanaku na tregon që fermeri që do takojmë ka vreshta në serrë. Quhet Elton Meço.
Toni na tregon se ka qenë emigrant në Itali. "Qëllimi dihet, për të mbledhur disa të ardhura por, kryesisht për të fituar një zanat. Në Itali fillova punë në ndërtim, por jo në ndërtim godinash por serrash për vreshta rrushi. Njëkohësisht kompania zotëronte edhe serrat e veta dhe puna ishte e kombinuar që gjatë sezonit të vjeljes të merreshim edhe me rrushin. Pas 10 vitesh pune dhe eksperience të fituar, vendosa të kthehem dhe ta zbatoj këtë teknologji edhe në fshatin tim, në tokën time.
Për shkak se kufitar kemi fshat me toka të kripura, vendosa të bëja analizat e tokës për të qenë i sigurt. Ndërtova serrën dhe fidanët i porosita në Itali. Më pas nisi sfida për gjetjen e tregut, por në fund të ditës, cilësia shet, sepse rreziku i infektimit me sëmundje kërpudhore është shumë më i ulët se në fushë të hapur, pra përdorim më i pakët kimikatesh dhe rrjedhimisht ndotje më e ulët. Kam varietete rrushi si për verë ashtu edhe rrush për tavolinë dhe produkti shkon për eksport përmes pikave të grumbullimit por edhe në tregun vendas. Vështirësitë, ose më saktë nevojat financiare për investime, për ndryshimin e plasmasit apo zëvendësimin e shtyllave të dëmtuara, i kam zgjidhur përmes kredive në FED invest, me të cilët kam një partneritet të shkëlqyer që në fillimet e mia."
Në bisedë e sipër lidhur me tregun dhe vështirësitë e tij, kuptojmë që Toni ka dy serra si dhe zotëron edhe një vresht në fushë të hapur. Kuriozitetit të natyrshëm se përse edhe vreshtin në fushë të hapur nuk e ka bërë serrë, Toni na thotë:
"E para është se dua të jem i angazhuar gjatë gjithë vitit duke punuar për të dalë në treg me produktin e serrës së parë me varietet të hershëm, më pas me produktin e vreshtit në fushë të hapur dhe pastaj me produktin e serrës së dytë me varietet të vonë. Nga ana tjetër, më bën mirë edhe për tregtimin e produktit sepse, kam produkt me çmim relativisht të mirë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë pikut të prodhimit kur edhe çmimet janë të ulëta."
Lidhur me një këshillë apo sugjerim për anëtarët e Qendrës ABA ai na thotë: "Do tua sugjeroja fermerëve të trekëndëshit, le të themi Fier – Vlorë – Berat, që ta shikojnë si një mundësi shumë të mirë këtë lloj aktiviteti."
Ndahemi me Tonin me premtimin se do të organizojmë së shpejti edhe një vizitë me Ekspertin e Qendrës ABA për të diskutuar lidhur me çështjet për rritjen e rendimentit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
35dt93
-Hello World! https://racetrack.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=a83621cb61986e28331fd4695bfd6e79&