Teknologjia e kultivimit të Bathës në fushë të hapur




Batha është bimë me origjinë nga pellgu i Mesdheut dhe Azia Qendrore. Në vendin tonë kultivohet kryesisht në rrethet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Fier, Berat etj. Përse batha po gjen  përhapje  në vendin tonë? Kjo sepse:

  • Kjo bimë ka gjetur një përhapje dhe një përdorim të gjërë gjatë gjithë vitit në guzhinë.
  • Bishtajat e bathës mund të konsumohen të freskëta ose të konservuara.
  • Është e pasur në fibra, që janë shumë të rëndësishme për funksionimin e aparatit tretës.
  • Bathët janë një burim shumë i mirë i fosforit, i cili i duhet trupit për të formuar kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm.
  • Sasia e madhe e potasit tek batha e ndihmon organizmin të stabilizojë presionin e gjakut dhe rregullon funksionimin e zemrës.
  • Farat e bathës janë të pasura me vitamin A, e cila i duhet trupit për një lëkurë të shëndetshme dhe për të përmirësuar shikimin, rritjen dhe zhvillimin e kockave
  • Duke qenë se është e pasur me thiamin (vitaminë B), ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor.

Cilat janë kërkesat e bathës për klimën, tokën dhe parabimën? Batha është bimë e klimës së butë dhe kërkesat për klimë janë të pakta.

  • Temperatura minimale e mbirjes është 5°-6°
  • Temperatura optimale e mbirjes është rreth 20°C
  • Temperatura më e ulët për rritjen dhe lulëzimin është 8-10°C.
  • Temperatura e përshtatshme për rritjen dhe lulëzimin është 18-24°C.

Kujtesë për kultivuesit e bathës!
Kërkesat ujore të bathës janë mesatare, deri në fazën e lulëzimit, më tej rriten dhe janë mjaft të larta, në fazën e lidhjes së bishtajave dhe gjatë rritjes së tyre, prandaj dhe është e nevojshme të sigurohen kushte të mira lagështie, gjatë kësaj periudhe. Shirat e mëdha gjatë lulëzimit dhe lidhjes së bishtajave janë të dëmshme, sepse kufizojnë veprimtarinë e polenizuesve, rrëzojnë lulet dhe bishtajat e vogla, favorizojnë prekjen nga myku gri.

Në cilat toka shkon më mirë batha ?

  • Batha është një bimë jo shumë kërkuese ndaj tokës. Parapëlqen toka mesatarisht argjilore, të kulluara mirë, të pasura me kalcium, të thella, të freskëta dhe me pH 7-8.
  • Në toka acide bimët rriten pa fuqi, me ngjyrë të gjelbër të zbehtë dhe që japin prodhim të ulët. Toka ku do të mbillet batha duhet të jetë e plehëruar me pleh organik të kalbur mirë.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë bathës? 
Batha shkon me sukses pas çdo bime bujqësore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e bimëve të familjes bishtajore), batha nuk duhet të mbillet në jo më pak se 4-5 vjet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e bathës.

Data e publikimit: 09/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BATHËS

Si ndryshon koha e vjeljes në varësi të zonës së kultivimit të bathës?

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BATHËS NË FUSHË TË HAPUR?

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I BATHËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e bathës?

Çfarë duhet të kemi parasysh për mbjelljen e bathës?

Lexo më shumë