Tripsi i ullirit, dëmtues që po shfaqet me intensitet në ullishtet tona duke shkaktuar dëme të evidentueshme në kushtet e prodhimit.
Cilat janë veçorite morfologjike dhe ecuria biologjike e dëmtuesit?
Ka trup të zgjatur me ngjyrë të zezë të ndritshme, i pajisur me dy palë krahë dhe me madhësi 2-3 mm. Zakonisht femra është më e madhe se mashkulli.
Eshtë në formë veshke, me ngjyrë qumështi.
Larvat e porsaçelura janë të bardha dhe me sy të kuq karakteristik.
Në stadin e dytë ngjyra ndryshon në portokalli dhe më vonë kalon stadin e pronimfës dhe dy stadet e nimfës, duke arritur madhësinë e insektit të rritur dhe duke ndryshuar ngjyrën.
Tripsi ka tre brezni në vit, që zhvillohen gjatë pranverës deri në vjeshtë, duke patur një ndërprerje në periudhën e verës.
Dimëron si insekt i rritur në ulli, në vendet ku ushqehet fleotribusi, në tumoret e tuberkulozit si dhe në mbulesat boshe të breshkëzës së ullirit të parazituara nga skutelista.
Herët në pranverë, me fillimin e periudhës vegjetative, insektet dalin nga vendet e dimërimit dhe fillojnë të ushqehen duke çpuar dhe thithur sythet e pa çelura. Aktiviteti ushques i vërtetë fillon gjatë pranverës kur ka filluar vegjetacioni i ri.
Gjatë kësaj periudhe tripset prekin:
Breznia e parë fillon në prill dhe zgjat deri në gjysmën e qershorit.
Breznia e dytë nga gjysma e qershorit deri në gjysmën e gushtit.
Breznia e tretë nga gjysma e gushtit e më pas.
Zakonisht gjatë prillit femrat fillojnë të vendosin vezë (250 vezë për femër) në të njëjtat vende ku dimërojnë, por janë vërejtur edhe vezë mbi faqen e poshtme të gjethes, mbi sytha ose në të çarat e lëvores. Larvat e porsaçelura nuk lëvizin nga vendet ku kanë çelur, por gjatë ditës mund të vërehen mbi vegjetacionin e ri, ku dhe fillojnë të ushqehen.
Nëse klima është e favorshme, ato qëndrojnë në gjethet e majave, ku dhe plotësojnë ciklin larvar. Në rast të kundërt në orët më të freskëta kthehen përsëri në vendet ku kanë çelur. Pronimfa ka tendencë të qëndrojë e grupuar gjatë ditës në vende të fshehura. Stadi nimfal është më i lëvizshëm dhe ngadalëson aktivitetin e tij përpara se të transformohet në insekt të rritur. Ky i fundit në orët më të ngrohta të ditës lëviz në gjethe për t'u ushqyer, ndërsa gjatë natës kalon në vende të fshehta. Breznia e parë zgjat zakonisht 36-42 ditë.
Breznia e dytë zhvillohet kryesisht në lulëri, në gjethet e reja dhe në frutat e porsa formuara dhe është më e shkurtër se e para (28-35 ditë).
Gjatë shtatorit zhvillohet breznia e tretë, kryesisht mbi gjethe dhe fruta dhe zgjat rreth 38-44 ditë.
Në muajt e dimrit insektet e rritur mund të jenë aktiv vetëm gjatë orëve të ngrohta të ditës, duke u ushqyer me majat e lastarëve të rinj. Në përgjithësi breznitë ndërthuren njëra me tjetrën dhe në ulli mund të gjenden në të njëjtën kohë të gjithë stadet e zhvillimit të tripsit.
Dendësia më e lartë e popullatës dhe si rrjedhojë aktiviteti më i madh i këtij dëmtuesi është gjatë fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, ndërsa më vonë aktiviteti reduktohet si pasojë e temperaturave shumë të larta.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cili është dëmi që shkakton Tripsi?
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues
Lexo më shumë
Si është ecuria e dëmtuesit?
Lexo më shumë
Cili është dëmi dhe sistemi i kontrollit të dëmtuesit?
Lexo më shumë
Zbulo shenjat e pambukores së ullirit në ullishte
Lexo më shumë
o0yoyw
-🗂 + 1.480927 BTC.GET - https://graph.org/Binance-04-15?hs=74b14164a6cd08feffaf354ce4d766e0& 🗂
32bujh
-⚖ + 1.649435 BTC.GET - https://graph.org/Message--04804-03-25?hs=74b14164a6cd08feffaf354ce4d766e0& ⚖