Sëmundjet e shalqinit, parandalimi dhe luftimi i tyre




Bimët e shalqinit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës. Pse përbëjnë problem sëmundjet?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi

Trakeofuzarioza

Sëmundja prek bostanoret kryesisht gjethet.
REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dyjavë me preparate me bazë bakri

Hiri

Hiri është një sëmundje kërpudhore. Simptomat e saj janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambjente me lagështi të lartë. Kjo sëmundje mund të çojë në tharje të parakohshme të gjethes. Ajo ul gjithashtu prodhimtarinë dhe cilësinë e frutit. Luftohet me spërkatje me pesticide me bazë squfuri.

Vrugu i bostanorëve

Është sëmundje shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u luftuar. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nenshartesa te qëndrueshme si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë. 
REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dy javë.

Trakeoverticilioza

Shkaktohet nga kërpudhë polifage dhe e vështirë për t’u luftuar. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nenshartesa te qëndrueshme si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë.

Antraknoza

Dëmton pjesët mbitokësore të bimës. Mbi gjethe e fruta formohen njolla ujore të rrumbullakta që duke filluar nga zona qëndrore në periferi marrin ngjyrë nga e kuqërremta në të zezë. Efekt të mirë  parandalues jep qarkullimi bujqësor, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nënshartesa të qëndrueshme si dhe trajtimi me t’u shfaqur shenjat e para të sëmundjes.

Afidet

Afidi më i rrezikshëm për bimët bostanore është Aphis gossypii, Këpusha e kuqe etj. Shkatrrojnë qelizat e mezofilit të gjethes duke i tharë plotësisht ato. Masat: heqja e barërave të këqija. Lufta kimike me akaricide.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen e shalqinit, Ambalazhimin dhe Ruajtjen e Frutave pas vjeljes

Data e publikimit: 07/08/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Dua te mbjell ca shalqinje po me thon 80 grpa nga gropa sa duheybte jet

-Andrea


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË PAZISË NË FUSHË TË HAPUR

Pazia është një perime që kultivohet kryesisht për prodhim gjethesh dhe bishtash.

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PAZISË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I LAKRËS KINEZE

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë