Mëllaga e bardhë (Althea officinalis) është një bimë barishtore shumëvjeçare e familjes Malvaceae/Mëllagore. Mendohet se kjo bimë e ka origjinën nga vendet përreth brigjeve të detit Kaspik, të Detit të Zi dhe brigjeve lindore të Detit Mesdhe. Nga atje u përhap edhe në Australi dhe Amerikë. Në shumë vende të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, ajo është rritur për rrënjët, gjethet dhe lulet e saj, të cilat përdoren në mjekësi. Në mënyrë spontane rritet kudo në Evropë në vende të freskëta e të lagështa dhe përgjatë lumenjve, liqeneve dhe kanaleve. Mëllaga e bardhe pëlqen tokat e lehtë, e thellë, e lagështa dhe mbi të gjitha sedimentet e lumenjëve, të cilat herë pas here përmbyten.
Rrënja e mëllagës së bardh përmban lëndë jargëzore (mukus ose mucilagje), pektinë, niseshte, sakarozë, asparaginë, betain, vaj yndyror etj. Ajo ka shumë fosfat në hi. Lënda jargëzore tretet në ujë të ftohtë dhe hidrolizohet për të dhënë glukozë, galaktozë dhe ksilozë. Rrënja e tharë e mëllagës së bardh ka shumë lëndë ushqyese, rreth 75% të karbohidrateve të ndryshme, prandaj është një burim shumë i rëndësishëm i niseshtesë dhe sheqerit dhe ajo që ka rëndësi është plotësisht jo-toksik. Kultivohet për rrënjët, gjethet dhe lulet, të cilat përdoren në mjekësi. Krahasuar me mëllagën e egër rrënja është më e butë me ‘mish’ të trashë e të njëtrajtshëm dhe përmban më shumë lëndë jargëzore. Rrënja në vitin e parë është më e mira sepse ka më shumë lëndë jargëzore në fund të vegjetacionit (kryesisht muajin tetor), prandaj rekomandohet që rrënja duhet të vilet në atë kohë.
Disa nga vetitë shëruese të mëllagës së bardhë mund të përmendin:
Cilat janë kërkesat e mëllagës së bardhe ndaj faktorëve të mjedisit?
Kërkesat për temperaturën
Mëllaga e bardhë është bimë e klimës kontinentale (të ftohtë). Rritet dhe zhvillohet mirë, veçanërisht, në kushte klimatike të buta dhe nuk është e ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta gjatë dimrit. Kushtet optimale për zhvillimin e saj janë në zona me reshje mbi 600 mm. Toleranca ndaj temperaturave të ulëta e mundëson mbjelljen e mëllagës në periudha më të hershme apo edhe mbjellje vjeshtore.
Kërkesa për dritën
Vlerësohet si bimë dritëdashëse, sepse krijon një masë të madhe bimore. E gjithë rritja dhe zhëillimi i bimës së mëllagës lidhet me faktorët klimatik, e sidomos me temperaturën dhe ndriçimin, si faktor themelor për sintezën e lëndëve organike. Kërkesat për drite janë gjatë gjithë fazave të rritjes dhe zhëillimit të bimës duke filluar nga faza e pas mbirjes e deri në përfundim të vegjetacionit.
Kërkesat për ujë
Mëllaga e bardhë vlerësohet si bimë me kërkesa të larta ndaj lagështisë. Reagon mirë në ujitje dhe në mot me reshje. Mëllaga kërkon shumë ujë prandaj mbjellja duhet të praktikohet në toka me mundësi të ujitjes sepse bima formon një sistem rrënjor dhe masë vegjetative shumë voluminoze. Si orientim i përgjithshëm, sipas nevojës, një ujitje duhet të realizohet me sasi të ujit 15 – 20 lit/m2 ujë. Megjithatë, duhet bërë kujdes sepse lagështia e tepërt ka ndikim negativ dhe stimulon prekjen nga ndryshku. Ujitja duhet të kontrollohet dhe zbatohet në varësi me nevojat gjatë kohës së zhvillimit.
Kërkesa për tokën
Përzgjedhja e tokës është shumë e rëndësishme për suksesin e kultivimit të mëllagës së bardhë. Rendimentet më të larta sigurohen në toka buzë lumenjve apo aluvionale, toka të zeza humusore, toka të pasura me lëndë ushqyese, me përbërje mekanike të lehtë e të përshkueshme dhe në të gjithë tokat e tjera të thella, që kanë një përbërje mekanike të mirë, pa gurë dhe të pastërta nga barërat e këqija. Parapëlqehet që ujërat nëntokësore të kanalizohen (drejtohen) në drejtim të zonës aktive rrënjore. Prandaj, mëllaga mund të mbillet në toka që përmbyten periodikisht. Bima i mbijeton përmbytjes, pa u dëmtuar, për 10 – 15 ditë. Duhen shmangur tokat me përbërje mekanike të rëndë sepse pengojnë zgjerimin e sistemit rrënjor.
Cilat janë kërkesash e mëllagës së bardhë për parabimën?
Mëllaga nuk ka ka shumë kërkesa për parabimën, por mirë është të mos ketë një parabimë të familjes së njëjtë (malvaceae/mëllagore), siç është mëllaga e zezë. E duron mirë edhe monokulturën por në këto raste rreziku nga sëmundjet dhe dëmtuesit mund të rritet. Po kështu, ajo mund të jetë parabimë për bimë të tjera aromatike–mjekësore. Në të njëjtën sipërfaqe mund të kultivohet 3 – 4 vjet, kurse si para parabimë i përshtaten kulturat prashitëse, sepse kulturat prashitëse e lënë tokën të pastër nga barërat e këqija.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Kultivimin e mëllagës së bardhë.
Shpërndaj në rrjetet sociale: