ÇFARË ËSHTË ZINXHIRI I VLERËS PËR SEKTORIN E PERIMEVE DHE RËNDËSIA E TIJ




Vlera është subjektive në jetë por, objektive në biznes. Çdo biznes synon të fitojë një avantazh konkurues. Kompanitë e suksesshme e dinë se çdo vendim ka një vlerë të lindur. Megjithatë, krijimi i një strategjie dhe përdorimi i këtyre mundësive nuk është një detyrë e thjeshtë për t’u bërë.

Zinxhiri i Vlerës është një koncept, pjesë e të cilit ju jeni përgjatë ushtrimit të një aktiviteti biznesi për të siguruar produkte ose shërbime duke mundësuar ofrimin e tyre për konsumatorin. 

  • Zinxhiri i Vlerës është një seri hapash të njëpasnjëshëm të lidhur me njëri tjetrin. Siç nënkuptohet edhe nga vetë fjalët përbërëse, koncepti përfshin veprime të cilat kryhen dhe janë të ndërlidhura zinxhir me njëra-tjetrën ku secila pjesë përbërëse e hallkës merr një vlerë të caktuar në prodhim apo në shërbim. Procesi i zinxhirit të vlerës përfshin të gjithë operacionet që kryhen nga marrja e lëndës së parë e deri në shpërndarjen e produktit apo shërbimit tek klientët ose konsumatorët. Zinxhiri i vlerës përfshin aktivitete të tilla që lidhen me: 
  • Operacionet hyrëse në biznes, siç mund të jenë blerja e farës ose fidanëve të perimeve të ndryshme, blerja e shërbimit të punimit të tokës me mekanikë, blerja e shërbimit të kontrollit të sëmundjeve e dëmtuesve, etj; 
  • Operacionet gjatë zhvillimit të biznesit, siç mund të jetë plehërimi plotësues tek perimet, prashitja, heqja e barërave të këqija, ujitja etj, 
  • Operacionet e lidhura me logjistikën dalëse, siç mund të jenë magazinimi i prodhimit të perimeve të ndryshme, dërgimi i produktit në pikën e përpunimit apo të tregtimit, dërgimi dhe shpërndarja e plehut organik në parcelë, etj;
  • Elementët e lidhur me marketingun dhe shitjen, siç mund të jetë krijimi i brandit (emrit) të produktit ose fermës, pasqyrimi i fermës dhe përparësive të saj në median sociale (facebook, instagram), pasqyrimi i vlerave të produktit ose shërbimit dhe arsyet përse konsumatori duhet të preferojë këtë produkt ose shërbim, marrëveshjet me blerësit sikurse janë tregtarët e shumicës dhe pakicës apo konsumatorët direktë mbi çmimin e perimeve;
  • Shërbimet, siç janë shërbimet ndaj konsumatorit dhe krijimi i një marrëdhënie afatgjatë me konsumatorin; 
  • Prokurimet dhe blerjet të cilat përfshijnë procese për vlerësimin e ofertave të çmimeve të blerjes së inputeve, etj; 
  • Burimet njerëzore të cilat përfshijnë të punësuarit në fermë të angazhuar me kohë të plotë apo kohë të pjesshme, kualifikimi i punonjësve, vlerësimi i punës së tyre, marrëdhëniet e punonjësve, etj., si dhe 
  • Infrastruktura e kompanisë që përfshin çështjet ligjore të fermës, menaxhimin e përgjithshëm, administrimin, financën, garantimin e cilësisë, etj. 

Natyrisht që kryerja e aktiviteteve të tilla është në varësi nga madhësia e fermës, pasi fermat e vogla përfshihen vetëm në një pjesë të aktiviteteve të tilla, ndërsa fermat e mëdha përfshihen nëse jo në të gjitha, në pjesën më të madhe të këtyre aktiviteteve.

Përse ju nevojitet identifikimi dhe analiza e zinxhirit të vlerës në biznesin tuaj?

Analiza e zinxhirit të vlerës i ndihmon bizneset të përmirësojnë çdo hap në prodhimin e produkteve ose shërbimeve të tyre. Ai përfshin prodhimin e produktit ose ofrimin e një shërbimi nga fillimi në fund. Bizneset e ndajnë atë në dy mënyra; 

  • Aktivitete parësore dhe 
  • Aktivitete dytësore (ose mbështetëse). 

Kështu, është një mënyrë për të shqyrtuar secilën nga ato aktivitete. Analiza kontrollon koston, vlerën dhe mënyrën e optimizimit të tyre për t'u mbajtur me planin e kompanisë. Ai gjithashtu studion se si lidhen këto aktivitete. 

Analiza kontrollon koston, vlerën dhe mënyrën e optimizimit të tyre për t'u mbajtur me planin e kompanisë. Ai gjithashtu studion se si lidhen këto aktivitete. Analiza e Zinxhirit të Vlerës realizohet duke vlerësuar procedurat e detajuara që përfshihen në çdo hallkë të biznesit prodhues ose të ofrimit të shërbimit. 

Qëllimi i kryerjes së analizës është rritja e efiçencës së produktit ose shërbimit, në mënyrë të tillë që biznesi juaj të mund të ofrojë vlerë maksimale për një kosto sa më të ulët të prodhimit ose shërbimit. 

Analiza e Zinxhirit të Vlerës ndihmon në përcaktimin e fillimit të një biznesi duke ju orientuar mbi llojin e aktivitetit, vendodhjen, madhësinë e tij, tregjet potenciale të furnizimit dhe ato të shitjes, teknologjitë që do të përdorni, duke vlerësuar çdo hallkë të biznesit përsa i përket avantazheve, potencialeve, anëve të dobëta si dhe rreziqeve të mundëshme. 

Pa dyshim, si në çdo biznes tjetër edhe ju në fermën tuaj jeni të interesuar të identifikoni burimet që përmirësojnë ose që përkeqësojnë efiçencën e kostos në fermë. 

Ndaj, analiza e zinxhirit të vlerës ju ndihmon të ndërmerrni vendimet e duhura për aktivitete të ndryshme të biznesit; të identifikoni hallkat e dobëta në biznes dhe të ndërmerrni masat përmirësuese në rastet e mungesës së efiçencës, si dhe të identifikoni hallkat e forta e mundësitë në biznes për rritjen e mëtejshme të efiçencës. 

Për shembull, nëse ferma juaj ndodhet në një zonë me mungesë të ujitjes, prodhimi i perimeve si bimë ujëdashëse nuk është në nivelin e duhur dhe për pasojë kosto e prodhimit është shumë e lartë. Ndërkohë, perimet përbëjnë një nga ushqimet bazë për guzhinat tona. Në këtë rast, analiza e zinxhirit të fermës ju mundëson të vlerësoni burimet e furnizimit me ujë nga burime të mundshme si psh. çpime. 

Nëse shpenzimi për sigurimin e ujitjes me çpim e me pompë, ju mundëson rritje të efiçencës së prodhimit në fermë, ju mund të përplotësoni nevojat duke shtuar një aktor bashkëpunues përgjatë Zinxhirit të Vlerës, pikërisht subjektin që siguron çpimin dhe nxjerrjen e ujit me çmim brenda kufijve që ju mundëson rritjen e efiçencës së prodhimit.

Analiza e Zinxhirit të Vlerës ndihmon në analizimin e lidhjeve të ndërvarësisë siç mund të jetë një teknologji e re dhe kualifikimi i nevojshëm i punonjësve për t’ju përgjigjur kësaj teknologjie. 

Për shembull, nëse ju do të filloni të përdorni variatete perimesh të qëndrueshme ndaj sëmundjeve e dëmtuesve ose do përdorni metoda biologjike të kontrollit të tyre, është e domosdoshme të ofroni kualifikim për vete dhe punonjësit tuaj. 

Analiza mundëson ndërmarrjen e vendimeve që sjellin rritje të prodhimit dhe uljen e kostove, si dhe mundëson krijimin e avantazheve ndaj konkurentëve të biznesit tuaj.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Zinxhirë të ndryshëm të Vlerës.

Data e publikimit: 27/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ZINXHIRË TË NDRYSHËM TË VLERËS

Në varësi nga proceset dhe aktorët e përfshirë, Zinxhiri i Vlerës mund të jetë i ndryshëm.

Lexo më shumë

MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PATATES VERORE

Fara e prodhuar nga mbjelljet verore është me cilësi më të mira prodhuese dhe pa degjenerim.

Lexo më shumë