VLERA E NJË TUFE TË SHËNDETSHME




Ne të gjithë duam të kemi një tufë të shëndetshme, por a keni menduar ndonjëherë, se cila është vlera e vërtetë e një tufe të shëndetshme?

Sigurimi i një tufe të shëndetshme fillon me mbajtjen e të dhënave të nevojshme për të analizuar situatën e tufës dhe planifikuar shëndetin e saj. Përpara se të analizojmë të dhënat e një ferme është e rëndësishme të përcaktojmë se cilat të dhëna duhen mbajtur shënim. 

Mëposhtë po ndajmë disa të dhëna që mund të jenë të nevojshme për analizimin e gjendjes së tufës. Përgjithësisht, sa më shumë të dhëna të mbani shënim, aq më të nevojshme bëhen ato për planifikimin e shëndetit të tufës.

FUSHAAKTIVITETI
FertilitetiPjelljet; afshet; shërbimet; rezultatet e barrsmërisë; aspekte shëndetësore (mbajtja e placentës, metritet, endometritet, aborted, humbje e jetës në lindje); trajtimet;  programet e sinkronizimit
Shëndeti i gjiritRastet me mastite klinike (mastite të dukshme), ndikimi tek lopët dhe tek thithat; momenti i laktacionit kur ndodh (afërsia me periudhën e tharjes); shkalla e prekjes (përfshirë dhe rastet toksike); vdekjet dhe skartimet; testi i numërit të qelizave somatike (në mënyrë ideale këto teste bëhen çdo muaj); rezultatet e testit Califronia Mastitis; zbulimi i mastitit (ngjyra, temperatura).
ÇalimetNdodhitë e çalimeve, lesione dhe niveli i tyre; trajtimet; pastrimi i thundrave;  vlerësimi i lëvizjeve; lëndët kimike për banjëzim; koncentrimi dhe frekuenca e banjëzimit
Të ushqyerit dhe prodhimiRegjistrimi i qumështit (prodhimi, yndyra, proteina, laktoza, ureja – në mënyrë ideale matja ndodh çdo muaj); profili metabolik (gjendja e energjisë, proteinave, mineraleve, gjurmë elementësh); sëmundjet metabolike (ethja e qumështit, mungesa e magnezit, ketozat, acidozat e rumenit, zhvendosja e mullëzës); formulimi i racionit (për kafshët e rritura dhe viçat); menaxhimi i kulloshtrës.
GjenetikaVlerësimi i mesatares gjenetike të prindërve; rezultatet e testimit gjenomik (bazuar në analizat e ADN); 
SkartimiArsyet e skartimit; rastet e skartimit vullnetar ndaj atij jo vullnetar

Për të patur një tufë të shëndetshme, ju duhet të njihni dhe të mbani parasysh të gjithë kostot, si ato direkte ashtu edhe ato indirekte që shoqërojnë shëndetësimin e tufës. Për ta ilustruar këtë, le të marrim një shembull mbi një nga problemet më të shpeshta, pikërisht atë të mastitit. 

Në krye të të gjithë kostove të dukshme për rastin e mastitit qëndrojnë kostot e medikamenteve, të fuqisë punëtore për trajtim, si dhe qumështit që nuk tregtohet. Por, është e rëndësishme të merrni në konsideratë edhe kostot e “padukshme” për të cilat ju mund të mos jeni shumë të ndjeshëm. 

Në këtë rast, pikërisht kostot e padukshme janë kostot më të mëdha që krijohen në fermë. Këto kosto përfshijnë uljen e ndjeshme të prodhimit të qumështit si dhe rritjen e rrezikut për skartim. Ndaj, ju rekomandojmë që mbajtjen e shënimeve me të dhëna të tilla ta shoqëroni me analizat përkatëse mbi humbjet e dukshme dhe të pa dukshme që ju shkaktohen në fermë nga probleme të ndryshme shëndetësore.  

 

Data e publikimit: 10/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MENAXHIMI I BARËRAVE TË KËQIJA NË ULLISHTE

Si menaxhohen barërat e këqija në ullishte?

Lexo më shumë

Metodat e Kontrollit të Barërave të Këqija në Ullishte

Cilat janë masat e kontrollit?

Lexo më shumë

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë