• Qendra ABA    Krijuesi i Temës
  • Postime: 1
  • Anëtarësuar: 08/08/2022
E dini çfarë është servis-perioda? Sa duhet të zgjasë ajo normalisht tek lopët e qumështit? A i kushtoni ju vëmendje monitorimit (matjes) së servis periodës tek lopët e fermës suaj? Servis perioda është periudha nga momenti i pjelljes e deri në ngjizje (ose inseminimin fekondues). Kjo është periudhë shumë e rëndësishme pasi ndihmon që lopa të rimarrë veten nga stresi pas pjelljes si dhe të krijojë kushtet normale për funksionimin e organeve të riprodhimit. Në kushte normale fermeri duhet të synojë të marrë nga çdo lopë një viç në vit, dhe për të arritur këtë një faktor i rëndësishëm është kohëzgjatja e servis periodës. Në këto kushte një servis periodë normale duhet të zgjasë nga 60 – 90 ditë. Nëse ndodh një zgjatje e servis periodës pra mbi 90 ditë, atëherë zgjatet edhe periudha nga njëra pjellje në tjetrën, për pasojë lopa në jetën e saj produktive do të japë një numër më të pakët viçash si dhe do të prodhojë një sasi më të vogël qumështi krahasuar me kushtet e një servis periode normale. Nga ana tjetër, shkurtimi i servis periodës, pra në më pak se 60 ditë, sjell një dobësim të lopës e cila do të jetë e pa përgatitur për barrsmërinë e rradhes dhe për pasojë prodhimi i qumështit nuk do të jetë i duhuri si rezultat i një barrsmërie të menjëherëshme pas pjelljes. Ndaj, ju rekomandojmë që të mos merrni në konsideratë për ndërzim afshin e parë që shfaqet pas pjelljes. Në lopët e qumështit me prodhimtari të lartë, sa më i lartë të jetë prodhimi, aq më shumë zgjatet servis perioda, pra prodhimtaria e qumeshtit është nje faktor në zgjatjen e servis periodës. Faktorë të tjerë përfshijnë: - gjendjen shëndetësore të lopës në përgjithësi dhe pastrimin e plotë dhe gjendjen e shëndetëshme të organeve riprodhuese pas procesit të pjelljes. - zbulimi i suksesshëm i afshit; sa më i saktë të jetë ai aq më i suksesshëm është inseminimi fekondues. - cilësia e demit nga i cili sigurohet materiali për riprodhim; - mosha e lopës, sa më e avancuar të jetë ajo, aq më shumë zgjatet servis perioda - faktorët e mjedisit siç mund të jenë temeraturat e larta; - sezoni (periudha vjetore) në të cilën ndodh ndërzimi dhe sezoni i pjelljes se viçit. Lopët e qumështit të cilat pjellin dhe inseminohen gajtë periudhës së vjeshtës dhe dimrit kanë më shumë shance për barrsmëri të suksesshme, pra për të patur një servis periodë optimale. - përmirësimi i shkallës së ngjizjes (inseminimit fekondues) realizohet duke siguruar menaxhimin e duhur të tufës dhe duke marrë vendimet e duhura për inseminim.

Shko Tek Forumi