Këshillat e Prof. Dr. Shpend Shahinit në Terren
Në vitin 2025, z. Skerdilajd Mita nga Marinza, Fier, me parcela ulliri të varietetit Koroneiki, na kontaktoi për një problem serioz:
👉 rënie të gjetheve, mungesë prodhimi dhe dobësim të bimëve për disa vite radhazi.
Pas një vlerësimi të situatës, në bashkëpunim me Prof. Dr. Shpend Shahinin, u rekomandua një trajtim i fokusuar në kontrollin e infeksioneve dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të ullinjve.
Pas vetëm një viti, ndryshimi ishte i dukshëm. Vetë fermeri ndau rezultatet dhe na falënderoi për ndikimin pozitiv.
Së fundmi, fermeri na kontaktoi sërish për një shqetësim tjetër:
👉 zverdhje e gjetheve të reja në pranverë dhe diferencë në zhvillim midis parcelave, pavarësisht se ishin të njëjtit varietet (Koroneiki) dhe me të njëjtin shërbim.
📍 Për këtë arsye, ABA Online organizoi një vizitë në terren në Marinze, Fier, ku së bashku me Prof. Dr. Shpend Shahinin:
🔍 u analizua situata nga afër
🌱 u identifikuan faktorët si mikroklima, ndikimi i dëmtimeve nga të ftohtit dhe gjendja e tokës
🧪 u dhanë rekomandime konkrete për trajtim dhe menaxhim