Teknologji e kultivimit të kalesë në fushë të hapur

07/10/2026


ABA Online organizon demonstrimin praktik me temë: “Teknologji e kultivimit të kalesë në fushë të hapur”, me pjesëmarrjen e agronomit z.Isuf Demirxhiu. Kaleja është një kulturë me vlera të larta ushqimore dhe kurative, e cila mund të përdoret në tryezat tona për një periudhë të gjatë të vitit. Për një prodhim të shëndetshëm dhe cilësor, rëndësi të veçantë kanë njohja e kërkesave të bimës dhe kryerja në kohë e shërbimeve gjatë vegjetacionit. 🎯 Në këtë demonstrim trajtohen: * Rëndësia e kalesë, përdorimi dhe vlerat e saj ushqimore e kurative; * Shërbimet kryesore gjatë vegjetacionit; * Kontrolli dhe menaxhimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve; * Koha dhe mënyra e vjeljes.