03/07/2026
ë këtë demonstrim praktik të organizuar nga ABA Online, eksperti Prof. Alban Ibraliu ndan njohuri dhe përvojë profesionale mbi kultivimin dhe menaxhimin e livandës, duke u fokusuar në praktikat që garantojnë prodhim cilësor dhe rendiment të lartë. 🎯 Qëllimet e këtij demonstrimi janë: ✔️ Të evidentohen karakteristikat kryesore të livandës (Lavandula angustifolia) dhe lavandinit (Lavandula × intermedia). ✔️ Të prezantohen praktikat më të mira të kultivimit dhe mirëmbajtjes së kulturës. ✔️ Të shpjegohet përcaktimi i momentit optimal të korrjes dhe teknikat më efikase të saj. ✔️ Të trajtohen praktikat pas korrjes, duke përfshirë transportin, tharjen, magazinimin dhe paketimin, me synim ruajtjen e cilësisë së lëndës së parë dhe të vajit esencial.