A Ia Vlen të Kultivohet Fruti i Dragoit në Shqipëri?

08/10/2026


Në këtë demonstrim praktik, ABA Online ju sjell në Divjakë, në fermën e z. Irakli Shkoza, i cili prej 6 vitesh kultivon kultura ekzotike. Së bashku me Agronom Isuf Kaziu, flasim për teknologjinë e kultivimit të frutit të dragoit dhe veçoritë e kësaj kulture në kushtet e vendit tonë. 🎯 Nëpërmjet këtij demonstrimi synojmë të evidentojmë: 🌱 Vlerat dhe rëndësinë e kultivimit të kësaj bime; 🌡️ Kërkesat për klimën dhe temperaturën; 🌿 Mënyrat e mbjelljes; 👨‍🌾 Shërbimet kryesore gjatë vegjetacionit; 📈 Rendimentin dhe potencialin e prodhimit.