Praktikat e Mira të Kultivimit, Korrjes dhe Pas-Korrjes së Rozmarinës

28/07/2026


ABA Online sjell një demonstrim praktik të dedikuar për kultivimin profesional të rozmarinës, ku ekspertët dhe fermerët njihen me teknikat më të mira për prodhim cilësor dhe të qëndrueshëm. 🎯 Qëllimet e këtij demonstrimi janë: ✅ Prezantimi dhe demonstrimi praktik i teknologjisë së kultivimit të rozmarinës, nga prodhimi i fidanëve deri te korrja dhe trajtimi pas korrjes. ✅ Njohja me përzgjedhjen e varieteteve dhe kemotipeve sipas destinacionit të përdorimit. ✅ Zbatimi i Praktikave të Mira Bujqësore (GAP) dhe Praktikave të Mira të Kultivimit dhe Grumbullimit (GACP). ✅ Përmirësimi i njohurive dhe aftësive praktike të fermerëve, këshilluesve bujqësorë dhe aktorëve të zinxhirit të vlerës. ✅ Sigurimi i prodhimit me rendiment të lartë, cilësi optimale të lëndës së parë dhe vajit esencial. ✅ Orientimi i kultivimit të rozmarinës drejt kërkesave të industrisë farmaceutike, kozmetike, parfumerisë dhe industrisë ushqimore.