29/09/2026
🍇 Nga monitorimi i vazhdueshëm te rezultatet në vresht! ABA Online ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme zhvillimin e vreshtit të z. Tonin Alia, përgjatë proceseve të Operacioneve të Gjelbra, duke dhënë këshillime teknike për menaxhimin e vreshtit, monitorimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, si dhe përzgjedhjen e preparateve të përshtatshme. Në këtë demonstrim praktik, eksperti Isuf Kaziu prezanton rezultatet e arritura në vresht dhe trajton disa nga çështjet kryesore në prag të vjeljes. 🎯 Në këtë video do të mësoni: * Si vlerësohet gjendja e vreshtit dhe cilësia e rrushit para vjeljes; * Si matet niveli i sheqerit në rrush dhe pse është i rëndësishëm; * Çfarë duhet të monitorojë fermeri për të përcaktuar momentin e përshtatshëm të vjeljes; * Këshilla praktike për menaxhimin e vreshtit në këtë fazë.