22/07/2026
ABA Online sjell një demonstrim praktik mbi kontrollin e varroas gjatë sezonit veror përmes teknikave të bllokimit artificial të pjellës, të kombinuara me trajtimin me acid oksalik me pika. Gjatë këtij demonstrimi paraqiten praktika të rëndësishme që ndihmojnë bletarët në menaxhimin e kolonive dhe kontrollin e një prej parazitëve më të dëmshëm për bletët. Në këtë video trajtohen: ✅ Teknikat e bllokimit artificial të pjellës dhe rëndësia e tyre në kontrollin e varroas. ✅ Marrja në konsideratë e roitjes natyrale dhe trajtimi i kolonisë në ditën e 20 pas roitjes. ✅ Heqja e mëmës gjatë kullotës kryesore dhe trajtimi i kolonisë në ditën e 24 pas largimit të saj. ✅ Teknikat e bllokimit artificial të mëmës gjatë sezonit veror. ✅ Kombinimi i këtyre teknikave me trajtimin me acid oksalik me pika dhe momenti i duhur për zbatimin e tyre.