Diagnoza diferenciale për përcaktimin e syrit të palloit

22/06/2026


Në këtë demonstrim praktik trajtojmë një nga sëmundjet më të rëndësishme që prek ullirin, me fokus te identifikimi i saktë i patogjenit dhe menaxhimi i tij në kushtet e vendit tonë. Gjatë videos do të mësoni: ✅ Rëndësinë e patogjenit dhe ndikimin e tij në prodhim. ✅ Infeksionet që realizohen gjatë periudhës vegjetative, veçanërisht në muajin qershor. ✅ Përdorimin e tretësirës që ndihmon në evidentimin e patogjenit në gjendje latente. ✅ Masat që duhen ndërmarrë në rast infeksioni, në kuadër të mbrojtjes së integruar, për të garantuar pastërti fitosanitare dhe siguri ushqimore.