19/08/2026
Në Golemin e Madh, Lushnje, u takuam me z. Xhelal dhe të birin, Islam, për të sjellë një tjetër histori nga realiteti i bujqësisë shqiptare. Në këtë intervistë, së bashku me ekspertin e ABA Online, Prof. Ilir Tomorri, zhvillohet një bisedë e hapur mbi përvojën e tyre në kultivimin në sera, punën ndër vite, kulturat që zgjedhin të kultivojnë, sfidat e aktivitetit bujqësor, sigurinë e produkteve dhe perspektivën e të rinjve në bujqësi. 👨🌾🌱 🎥 Ndiqni intervistën e plotë dhe njihuni më nga afër me historinë, përvojën dhe këndvështrimin e një familjeje që e ka kthyer bujqësinë në pjesë të jetës së saj.