Menaxhimi i bletëve në kullotat e gështenjës

02/07/2026


Kullota e gështenjës konsiderohet si një nga periudhat më të rëndësishme të sezonit, pasi ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e familjeve të bletëve dhe në prodhimin e një prej mjaltëve më të veçantë e më të vlerësuar. Gjatë videos, Dr. Pellumb Aleksi shpjegon se si duhet të përgatiten dhe të menaxhohen familjet e bletëve gjatë kësaj periudhe, kur është momenti i duhur për shtegtimin në kullotë, si të ruhet forca dhe pjellja e kolonisë, si edhe çfarë ndikimi kanë kushtet atmosferike në ecurinë e kullotës dhe në rendimentin e mjaltit. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe mjaltit të gështenjës, karakteristikave që e dallojnë nga llojet e tjera të mjaltit, si dhe vlerave të tij ushqyese e tregtare. Përveç këtyre, ky trajnim fushor përmban edhe shumë këshilla praktike dhe informacione të vlefshme që çdo bletar mund t'i zbatojë në praktikë për të përfituar sa më shumë nga kjo kullotë.