Monitorimi i dinamikës së popullatës se mizës së ullirit dhe masat e kontrollit në kontekstin e menaxhimit të integruar.

15/09/2026


🌱ABA Online organizon demonstrimin praktik “Monitorimi i dinamikës së popullatës së mizës së ullirit dhe masat e kontrollit në kontekstin e menaxhimit të integruar”, me ekspertin Prof. Shpend Shahini. 🎥Në këtë demonstrim trajtohen praktikat dhe masat kryesore për një monitorim dhe menaxhim sa më efektiv të dëmtuesit, duke u fokusuar në: • Monitorimin e dinamikës së popullatës përmes kurtheve me feromone dhe kromograckave. • Ndikimin e faktorëve klimatikë, veçanërisht temperaturës dhe reshjeve. • Përcaktimin e momentit të duhur për ndërhyrje. • Përzgjedhjen e produkteve të përshtatshme për një efektivitet të lartë teknik dhe siguri ushqimore.