Temperaturat e Larta dhe Ndikimi i Tyre në Mbarështimin e Gjedhit | znj. Valbona Ylli (Pjesa 2)

20/07/2026


Në këtë pjesë të dytë të demonstrimit fokusohemi në vlerësimin praktik të ndikimit të temperaturave të larta te lopët dhe mënyrat për të monitoruar stresin termik. Në këtë video do të trajtojmë: ✅ Çfarë është indeksi i stresit termik (THI) dhe si përllogaritet. ✅ Si interpretohet indeksi dhe çfarë tregon ai për mirëqenien e lopëve. ✅ Procesin e frymëmarrjes te lopët dhe pse është një tregues i rëndësishëm i stresit nga nxehtësia. ✅ Si matet frekuenca e frymëmarrjes, me një shembull praktik dhe rekomandimet për vlerësimin e saj në fermë. Ky demonstrim synon t'u ofrojë fermerëve dhe specialistëve njohuri praktike për monitorimin e gjendjes së tufës dhe marrjen e masave në kohën e duhur për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe për të ruajtur prodhimin.