22/09/2026
🌱ABA Online organizon demonstrimin praktik me ekspertin Prof. Alban Ibraliu, ku trajtohen në mënyrë të drejtpërdrejtë praktikat e mira për kultivimin, vjeljen dhe trajtimin pas vjeljes së dafinës. 🎯 Qëllimi i demonstrimit është të prezantojë teknologjitë dhe praktikat që ndihmojnë në menaxhimin e duhur të parcelës, rritjen e rendimentit dhe ruajtjen e cilësisë së gjetheve dhe vajit esencial, në përputhje me Praktikat e Mira Bujqësore dhe Praktikat e Mira të Kultivimit dhe Grumbullimit. Ky aktivitet u shërben fermerëve, këshilluesve bujqësorë dhe aktorëve të zinxhirit të vlerës, duke ofruar njohuri praktike për një prodhim më cilësor dhe të qëndrueshëm.