10/07/2026
Në kuadër të demonstrimit praktik "Skema e mbështetjes financiare për fermat bujqësore: Procedurat dhe kriteret e nevojshme për investimet në serë", të zhvilluar nga Prof. Ilir Tomorri, ju sjellim intervistën e plotë me fermerin. Në këtë episod të rubrikës "Zëri i Fermës", flasim për përvojën reale të fermerit, sfidat që has në menaxhimin e serës, kultivarët që kultivon, sigurinë e tregut, si edhe ndikimin që kanë skemat e mbështetjes financiare në zhvillimin e fermës. 🌱 "Zëri i Fermës" është një rubrikë e ABA Online që sjell në qendër të vëmendjes përvojat, sfidat dhe sukseset e fermerëve shqiptarë, duke u dhënë atyre hapësirën për të ndarë historitë dhe realitetin e bujqësisë nga terreni.