Mos e Anashkaloni Datën e Skadencës së Ushqimeve për Kafshët!

01/10/2026


🌱ABA Online, së bashku me eksperten e fushës së blegtorisë znj. Valbona Ylli, ka nisur një nismë të re në mbështetje të fermerëve: Analiza e Fermës. 📍Në zonën e Kuqanit, Elbasan, po zhvillohen vizita dhe analiza të fermave, duke u fokusuar në pikat kryesore që ndikojnë në cilësinë, produktivitetin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit blegtoral. 🎥 Në këtë video fokusi vendoset te rëndësia e kontrollit të etiketave dhe datave të skadencës së produkteve të përdorura për 🌾 ushqimin e kafshëve. Gjatë vizitave në ferma 🐄 është konstatuar se kontrolli i datës së skadencës dhe informacionit në etiketën e produkteve nuk i kushtohet gjithmonë vëmendja e duhur. Për këtë arsye, znj. Valbona Ylli sjell këshilla praktike për fermerët, duke shpjeguar çfarë duhet të kontrollohet dhe pse ky informacion është i rëndësishëm për menaxhimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të fermës.